Një përleshje mes deputetëve ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës përderisa kryeministri Kurti kishte fjalën, shkruan gazeta onlien Reporteri.net.
Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.
Fillimisht, në drejtim të Kryeministir Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pasi Bislimi largoi dhe grisi nga foltorja një foto-montazhë të kryeministrit me hundë të zgjatur që opozita ia kishte vendosur aty.
Më pas, situata u përkeqësua me sulme fizike pasi Bislimi e gjuajti me shishe deputetin e PDK’së. Në përleshje menjëherë u përfshi dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
Në një moment kryeministri Kurti shihet duke u shtyrë nga deputetët.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka urdhëruar Policinë që të ndërhyjë. Policia e Kosovës dhe mbrojtja e afërt e kryeministrit ka intervenuar për të ndaluar përleshjet. Aktualisht, ata ndodhen brenda në sallën e Kuvendit.
Pamjet me video më poshtë:
