×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Plagoset një person në qendër të Mitrovicës

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 21:32

    Një person është qëlluar me armë zjarri në qendër të Mitrovicës nga një person i maskuar, shkruan Reporteri.net


    Plagosja ka ndodhur në një rrugicë në afërsi të sheshit kryesor të qytetit.

    Ndërkaq Reporteri.net mëson se ambulanca e ka marrë të plagosurin dhe ai ndodhet në spital, por deri në këto momente nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

    Reporteri.net ka provuar të flas me Policinë, por ata kanë thënë se do të konfirmojnë sapo të kenë informacion të plotë në lidhje me rrathat dhe shkaqet të cilat kanë quar deri tek rasti.

    Deri tani nuk dihet për shëndetin e të plagosurit dhe as për motivet e rastit.

    Reporteri.net do t’ju mbajë të informuar për rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!