Një polic ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë në Komunën e Suharekës.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
I njëjti ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur një një argjendari në Suharekë, ky siç tha ai dyshohet se pjesëmarrës janë katër persona.
“Ka ndodhur një grabitje në një dyqan zejtar në Komunën e Suharekës. Dyshohet se kanë qenë pjesëmarrës 4 persona të dyshuar. Në lidhje me këtë rast njësitet policore janë duke u marrur me ekzemaninin. Është përdorur arma e zjarrit, nga një predhë një zyrtar policor ka marr lëndime në këmbë”, tha Gashi për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.