Njësi speciale të Policisë së Kosovës kanë rrethuar zonën te hyrja e Ministrisë së Bujqësisë në lagjen “Pejton” në Prishtinë.
Ende nuk dihet se pse është ndërmarrë ky aksion i Policisë.
Gazetari i Gazetës Online “Reporteri.net” që është në vendin e ngjarjes ka dërguar foto ku shihet Njësia Speciale para objektit të Ministrisë së Bujqësisë.
Sipas burimeve tona Policia ka hyrë tek Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë.
Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës e cila ka konfirmuar aksionin.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.