Kosova është zotuar se do të presë një numër të afganëve të cilët po evakuohen prej Aeroportit të Kabulit.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar se sonte pritet të vijnë një numër i parë i tyre në Aeroportin e Prishtinës rreth orës 20:30.
Reporteri.net mëson se ata pritet te vendosen në kampin “Bonsteel” në Ferizaj.
SHBA-të kanë shprehur falënderimin e tyre për pritjen që u bëhet refugjatëve nga Kosova dhe Shqipëria.
Largimi i tyre vjen si pasojë e marrjes së pushtetit në Afganistan nga talibanët, ndërkohë që disa shtete kanë dalë në krah të SHBA-së për pritje të tyre. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.