×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Tërmeti dridh Kosovën, ndjehet edhe në Prishtinë

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 16:31

    Para pak minutash, një tërmet ka dridhur Kosovën, duke bërë që dridhjet të ndihen nëpër banesa.


    Dridhjet e ndjera në Kosovë i ka konfirmuar edhe Institutit “EMSC”, shkruan Reporteri.net.

    Siç tregohet në matjet e institutit, dridhja u dëgjua në orën 16:06 dhe kishte fuqi 2.1 shkallë të rihterit.

    Tërmeti që u dëgjua edhe në Prishtinë, raportohet të ketë epiqendrën në kufi me Serbinë.

    Ndryshe, dridhje të tokës u ndjenë së fundmi edhe në Shqipëri, pak pa u bë 1 vit nga tërmeti shkatërrues që preku Durrësin./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!