×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 24 vjeçari që u qëllua me armë zjarri në poligonin në Obiliq

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 19:15

    Ka vdekur 24-vjeçari që u plagos sonte në poligonin e shënjetërisë “Katana” në Obiliq.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar mjeku kujdestar Naser Syla.

    Ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

    “Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!