×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Vdes një 33-vjeçare në Fushë Kosovë, dyshohet për vdekje të dhunshme

    Reporteri
    09 Maj 2021 | 13:51

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 12:00, ka pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.


    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër 33-vjeçare.

    “Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha ai për Gazetën Online “Reporteri.net”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!