×
  • Lajme
  • Lajme

    Lama: Ka ambasadorë të Kosovës që nuk dinë të shkruajnë e-mail

    Reporteri
    01 Shtator 2021 | 23:27

    Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë një shqyrtim për mënyrën sesi kanë marrë grada ambasadorët në Kosovë.


    Lama u shpreh se ka ambasadorë të Kosovës të cilët nuk dinë të shkruajnë e-mail dhe nuk dinë asnjë gjuhë të huaj.

    “Jo gjuhën e vendit ku shërbejnë, por as anglishten. Të mos flasim më për kulturën dhe njohuri të tjera”.

    “Ka pasur shkelje masive nëpër vite të mënyrës si janë marr gradat në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Do të duhej të fillonte shqyrtim se si janë marr gradat. A i kanë ata aftësitë diplomatike për të përfaqësuar Kosovën. Qeveria e Kosovës duhet ta shqyrtojë këtë sepse diplomacia është fytyra e shtetit”, tha Lama në RTV Dukagjini

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!