×
  • Lajme
  • Lajme

    “Lamtumirë vendi im”- bashkëluftëtari i Haradinajt ikën nga Kosova, lë një letër prekëse

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 11:14

    Disa ditë më parë u raportua se një nga veteranët më të shquar të luftës së Kosovës do të largohet nga vendi. Në letrën e tij, ai kishte shkruar se tashmë i ka humbur të gjitha shpresat se në Kosovë gjërat do të përmirësohen për të mirë. Iniciativës për të ikur nga Kosova, sot i është bashkuar edhe një veteran tjetër i UÇK-së. Bëhet fjalë për Shqiprim Likën, bashkëluftëtarin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.


    Në letrën e tij publike, Likaj ka thënë se po e merr këtë vendim jo me dëshirë po nga rrethanat e vështira të cilat ia kanë pamundësuar jetën në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Ai me fjalë prekëse u ka thënë lamtumirë të gjithë të dashurve dhe popullit për lirinë e të cilit kishte luftuar dikur.

    Letra e plotë:

    Nuk e kam paramendu kurr një lamtumir per (migrim) per një mirqënje me të mirë

    Në kohe me të veshtira e me të rënda në te cilat po kalonte vëndi imë !1998 -1999 .

    Në atë kohe ky opcion per mua ishte i pa pranueshem!!

    Nuk kam mujtë me paramendu një largim të tille dhe atë here pas perfundimit të luftes!!  Atehere kur ju deshem kosoves në rindertimin e vëndit e institucioneve të sajë!

    Kosove gjithmon do të jem i gateshem të flijohem per ty ne gjdo cep te globit ku do që gjindem!

    Lamtumir vëndi imë ,shum i dashur

    Lamtumir familja imë e dashur

    Lamtumir nënë qe na rrite me mundime!

    Sinqerishte ketë veprim nuk e kam zgjedhur nga deshira por padrejtesit dhe dallgete e jetes na daktisen ashper dhe pa meshirshem!!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!