Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar mbledhjen 3 orëshe, ku u diskutua për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje e që, sipas deklarimeve, nuk ka sjellë ndonjë ndryshim.
Siç tha zëdhënësi i LDK-së, ata nuk lëvizin nga oferta që i kishin bërë VV-së, shkruan Reporteri.net.
“LDK shpreh edhe një herë vullnetin për marrëveshje të balancuar me VV-në, që do të shprehte rezultatin zgjedhor. Kryesia mendon se oferta e LDK-së e reflekton rezultatin zgjedhor. LDK fton VV-në që si parti e parë të veprojë shpejt dhe të arrijë marëëveshjen me LDK-së”, ka thënë Besian Mustafa.
E këto fjalë të Mustafës e konfirmojnë ofertën e para disa ditësh, ku LDK-ja i kërkoi postin e kryeparlamentarit dhe 5 ministri. Mirëpo kjo ofertë thotë se kryeparlamentari i kthehet VV-së kur do të zgjidhet presidenti nga LDK-ja./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.