Dje u konfirmua zyrtarisht nga zyrtarë të lartë amerikanë se SHBA-ja po shqyrton mundësinë e largimit të trupave nga Kosova, kjo pasi që kryeministri Albin Kurti nuk po i dëgjon për heqjen e menjëhershme të taksës.
Ndërsa opozita reagoi fuqishëm, por jo vetëm duke akuzuar Kurtin se po i prish marrëdhëniet me Amerikën, ka ardhur edhe reagimi i ambasadores Vlora Çitaku e cila ka thënë se kosovarët janë shumë falënderues ndaj Amerikës, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka shpërndarë në Facebook disa mesazhe të fëmijëve nga Kosova, për trupat amerikane.
Postimi i plotë:
Thonë se fëmijët janë njerëzit më të sinqertë.
Lexoni për një moment këto letra që fëmijët e Kosovës ua kanë dërguar ushtarëve amerikanë dhe do ta kuptoni se sa e madhe është mirënjohja që Kosova ndjenë për SHBA-të.
https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10156704073102414