×
  • Lajme
  • Lajme

    Largohet dhe hidhet në kosh të plehrave fotografia e Hashim Thaçit dhe Ismail Qemalit që u vendos në murin e Kuvendit

    Reporteri
    17 Shkurt 2023 | 12:10
    Dy persona aksion simbolik te hyrja e Kuvendit. Vendosin fotot e Ismail Qemalit e Hashim Thaçit. I pari shpalli pavarësinë e Shqipërisë e tjetri atë të Kosovës. / Foto: Venhar Isufi

    Një person i panjohur e ka hequr fotografinë e Hashim Thaçit dhe Ismail Qemalit, e cila u vendos sot nga dy persona tjerë në murin e objektit të Kuvendit të Kosovës.

    Pas largimit të fotografisë se ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Ismail Qemali, ajo është hedhur në koshin e plehrave, shkruan Nacionale.

    Në fotografi, Thaçi dhe Qemali cilësoheshin si heronj të kombit shqiptar. I pari shpalli pavarësinë e Kosovës 15 vjet më parë, e tjetri atë të Shqipërisë gati 111 vjet më parë.

    “Heronjtë e kombit, shpallësit e Pavarësisë”, shkruhej në fotografinë e vendour në murin e Kuvendit.

    Nga ana tjetër, pas mbledhjes solemne të Qeverisë, ngritjes së flamurit, radha është për seancën solemne e Kuvendit të Kosovës. Në të po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i deputetëve.

    Me intonimin e himnit të Kosovës ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës.

    Në këtë seancë po marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!