×
  • Lajme
  • Lajme

    Largohet pasqyra e PSD-së, reagon Frashër Krasniqi: E paska hequr pushteti i Kurtit

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 13:24

    Partia Socialdemokrate sot mbajti një aksion simbolik përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës duke vendosur një pasqyrë si përballje ndaj zhveshjes nga kritika e pakos së Ahtisaarit prej qeverisë “Kurti”.


    Por, kjo pasqyrë nuk qëndroi gjatë, pasi që ajo u largua.

    E, për këtë ka reaguar kryetari i PSD-së, Frashër Krasniqi, përmes një statusi të bërë në Facebook.

    Ky është reagimi i Krasniqi:

    Pushteti i Kurtit e paska hequr pasqyrën që ia vendosëm. E kuptueshme.

    Albin Kurti s’e shikon dot veten në pasqyrë. Nuk do ta njihte edhe po ta shihte.

    Por 10 Shkurti do të mbetet data që përherë do të na e kujtojë që shteti ynë nuk mund të bëhet pa barazi dhe me ndarje etnike, edhe nëse këtë ideal e ka harruar tashmë VV-ja

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!