Përplasje e ashpër ka ndodhur në minutat e fundit të emisionit Pressing në T7.
Një debat i ashpër është zhvilluar në mes të analistes Luljeta Aliut dhe filozofit Blerim Latifi
Derisa po diskutohej për zhvillimet e fundit që ndodhën në Mitrovicë pas vizitës së Kurtit atje, u diskutua edhe për ndarjen e Mitrovicës.
E në këtë diskutim, Latifi e pyeti Aliun “Kush e ka nda Mitrovicën?”, pastaj i tha “A po e sheh që s’di gja”.
E çuditur Aliu ia ka kthyer “Urdhëro?!”.
“Kush e ka nda Mitrovicën?”, ka thënë Latifi.
“Sen s’din?”, ka pyetur Aliu.
“Jo hiç”, i është përgjigjur Latifi.
“Kush je more ti me më thanë mu sen s’din? Kush je more ti? Që je bë profesor me një mitraloz një muaj që e ke qit në krah?”, ka filluar Luljeta Aliu të thotë për Blerim Latifin.
“Ti je shumë shumë i cekët, shumë sipërfaqësor. Ti po më thua mu s’din a? Marre duhet me të ardhë”, ka vazhduar Luljeta Aliu.
Derisa Aliu po vazhdonte të flistë për Latifin, ky i fundit është përpiqur të sqarojë kush në të vërtetë e ka nda Mitrovicën.
“Thojka ndarja e veriut për shkaqe partiake…”, ka vazhduar Latifi.
Autori i emisionit e ka ndërprerë rrjedhën e debatit dhe ka thënë se pas kësaj nuk është e arsyeshme të vazhdohet emisioni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.