×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Grenell i dha fund përrallave dhe heroizmit të çajtoreve për “shkëmbime territoresh”

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 11:53

    Profesori universitar Blerim Latifi, ka reaguar pas deklaratës së dërguarit Special të SHBA’ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell se ideja për shkëmbimin e territoreve nuk ishte e Presidentit Trump, por e ish-këshilltarit për Siguri John Bolton.


    Latifi ka shkruar se deklarata e Grenellit i jep fund përrallave tona mi heronjtë dhe tradhtarët në dramën e shkëmbimit të territoreve.

    Ai ka thënë se heroizmi i çajtoreve tona politike shpesh ia kujton fabulën për miun dhe elefantin që kalonin urën.

    “Derisa ura po dridhej, miu thoshte me vete: Shih si po dridhet ura prej meje”, ka shkruar Latifi.

    Postim i plotë nga Latifi:

    Intervista e Grenell në “Fox News” ka një rëndësi të madhe për debatin politik në Kosovë. Ajo u jep fund përrallave tona mbi heronjtë dhe tradhtarët në dramën e shkëmbimit të territoreve. Ideja e shkëmbimit të territoreve paska qenë thjesht plan i John Boltonit dhe heqja dorë nga kjo ide nuk erdhi nga “rezistenca jonë heroike”, por nga fakti se Boltoni u shkarkua nga detyra. Prishja e vrazhdë e Boltonit me Trumpin natyrisht që nënkuptonte edhe largimin e secilit projekt të tij nga politikat e Shtëpisë së Bardhë. Heroizmi i çajtoreve tona politike shpesh ma kujton atë fabulën për miun dhe elefantin që po kalonin urën. Derisa ura po dridhej, miu thoshte me vete: Shih si po dridhet ura prej meje!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!