Ish-këshilltari politik i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka reaguar ndaj një deklarate të Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ku tha se bashkimi i Mitrovicës do të bëhet në vitin 2020.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Latifi ka thumbuar, Bahtirin duke thënë se përveç që e gjithë bota e di se bashkimi Mitrovicës nuk varet nga ai, Latifi ka shtuar se këtë e din edhe lopët.
“Agimi Bahtiri paska premtu bashkimin e Mitrovicës në vitin 2020, edhe pse e gjithë bota, përfshirë edhe lopët në tregun e gjave në Mitrovicë, e dinë se kjo nuk varet prej tij”, ka shkruar Latifi.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë sot se ura e Mitrovicës do të hapet në vitin 2020. Ai ka thënë për këtë gjë të gjitha kushtet janë plotësuar.
“Në 2020’ën do të hapet ura, pra besojmë që do të ndodhë kjo. S’ka asnjë arsye pse mos me ndodh. Të gjitha kushtet janë pjekur, normalizimi i situatës është krijuar, ura ka përfunduar në aspektin e rivitalizimit, pastaj qytetarët e kanë kuptuar se ura nuk do të jetë vijë ndarëse për të dalë jashtë shtetit, por se do të jetë urë lidhëse. Qytetarët janë të lirë të lëvizin, mund të dalin të pijnë kafe mes vete”, ka thënë Bahtiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.