×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Latifi kundërshton masat e Qeverisë, thotë se kanë goditur fermerët

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 14:02

    Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi po kundërshton masat e reja të marra nga niveli nacional lidhur me kufizimin e lëvizjes.


    Ai thotë fermerët duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre, gjë për të cilën thotë se komuna do t’u japë lejen.

    Latifi ka kërkuar përfshirjen e fermerëve në pakon emergjente fiskale.

    Njoftimi i plotë:

    KËRKESË ZYRTARE PËR QEVERINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

    ”Përfshirja e fermerëve në Pakon Emergjente Fiskale”

    Situata e krijuar me pandeminë globale të COVID-19 ka goditur në masë të madhe edhe fermerët e komunës sonë.
    Duke u bazuar në situatën e krijuar, fermerët kanë hasur në vështirësi në kryerje të punëve që i kanë pasur të planifikuara për vitin 2020.

    Duke u bazuar në faktin se bujqësia është një nga sektorët ekonomikë më të rëndësishëm në vendin tonë, ku përmes këtij sektori sigurohen të ardhura për një pjesë mjaft të madhe të shoqërisë sonë, kërkojmë që në pakon emergjente fiskale të përfshihen edhe fermerët.

    Të bashkëngjitur gjeni kërkesën drejtuar Ministrisë së Bujqësisë.

    https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=576218779680971&id=160501961252657&__xts__%5B0%5D=68.ARAwzZpydlxNn19MWjac9yPmXATfHvJhjY-ZPVkKW0Ky75AVddQMhFR_Q8k2QNaE1v5WdcXkEOqjd2hZaQwBAUBnGEnuvuihQTkdsmZMO81e-ND3OHHfFVXM-OlXEP1gt9ESdyJJp1FascHTP7PMUoulHBJPdfbvolEjoVHLe-GIoW8EROOOxcGhM7pgyGCdVeJw9rfgi9msED1McJA7cR0hXTO_a3qeddAKAmpHSL0zSM65E47rUbGXzysly8lOxMhgwkj1TwfPdJVl6YyMg5Mv6kG_uPnc0JLzoVGajpFd80Y27L_m8QguAmOXdAnvGjbILBgu2J_pN5iBEV5l1Wc&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!