Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi ka shpjeguar prejardhjen dhe kuptimin e Simpoziumit që u mbajt në Athinë të Greqisë e ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Latifi thotë se Sympoziumi është në thelb punë qejfi, mbledhje me mendimtarë globalë në të cilën sipas tij, diskutohen tema të badihavxhinjve dhe pihet alkool.
Ai ka shpjeguar se ‘Sym’ do të thotë mbledhje dhe ‘Poison’ që do të thotë pirje e alkoolit.
“Në faqën në internet të këtij Simpoziumit “Symi” në Athinë, ku po merr pjesë kryeministri Kurti, thuhet se “ky takim është një mbledhje që mbahet një herë në vit, me mendimtarë globalë që ndjekin traditën e filozofëve antikë grekë”. Sigurisht kjo mbledhje duhet të zhvillohet në kushte luksi aristokratik. Pse? Sepse sympoziumet gjithmonë kanë qenë, në thelb, punë qejfi. Qysh nga koha kur u shpikën nga grekët e lashtë. Vetë kuptimi etimologjik i fjalës na e tregon këtë. Sympozium vjen nga fjalët “sym” që do të thotë mbledhje, tubim, dhe “poison” që do të thotë me pi alkool. Pra një takim ku njerëzit mblidhen me pi e me u argëtu së bashku dhe gjatë asaj kohe edhe me diskutu tema të lira, tema të badihavxhinjve”, ka shkruar Latifi.
Ndryshe, gjatë ditës për vizitën e Kurtit në Greqi janë sqaruar edhe nga Qeveria. Përparim Kryeziu, thuhet se në këtë simpozium pjesëmarrësit ftohen me familje dhe se shpenzimet e udhëtimit e të akomodimit i mbulojnë organizatorët.