×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi për anëtarët e ri të kryesisë së re të PDK-së: Më thonin se shkruaj mirë, veq mos të isha i Drenicës dhe në PDK

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 8:52

    Partia Demokratike e Kosovës ditën e djeshme ka zgjedhur Kryesin e Re të partisë.


    Siç dihet PDK-në e kanë formuar Hashim Thaçi e Mustafa nga Drenica, mirëpo kjo po rrëshqet nga duart e njerëzve të Drenicës, shkruan Reporteri.net

    Në ballë të kësaj partia nuk janë më nga rajoni i Drenicës, janë njerëz nga Mitrovica, Prishtina, Llapi e Suhareka.

    Ashtu siç ka bërë Hashim Thaçi për dy mandate, që nuk ka zgjedhur asnjëherë Ministër nga rajoni i Drenicës, tani këtë ritëm po e vazhdon edhe udhëheqja e re e PDK-së. Gjë që i ka lënë nën hije zyrtarët e Drenicës.

    Një reagim e ka bërë edhe deputeti nga radhët e PDK-së, Blerim Latifi, i cili përmes një statusi në Facebook ka thënë se dy anëtarët e ri të PDK-së dikur e relativizonin vlerën e shkrimeve të tij me stil cinik, duke i thënë se shkruan mirë, vetëm mos të kishe qenë i Drenicës.

    “Dy anëtarë të rinj të kryesisë së re të PDK-së dikur e relativizonin vlerën e shkrimeve të mia me stil cinik : “Blerimi shkrun mirë, veç mos t’ish kanë i Drenicës dhe në PDK!” URIME”, ka shkruar ndër të tjerash Latifi.

    Kujtojmë që PDK-ja është partia e tretë pas Vetëvendosjes dhe LDK’së. Në ditën e zgjedhjeve, Veseli tha se shkojnë në opozitë pasi kanë humbur zgjedhjet dhe se një pjesë e madhe e udhëheqjes aktuale dhe ish-prijës të kësaj partie janë ftuar në cilësi të të dyshuarve nga Gjykata Speciale në mesin e të cilëve edhe Kadri Veseli.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!