×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Pse Erdogan nuk reagoi për arrestimin e krerëve të UÇK-së

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 12:20

    Filozofi Blerim Latifi përmes një shkrimi në Facebook ka pyetur sot se pse presidenti turk, Tayip Erdogan nuk ka reaguar pas arrestimit dhe konfirmimit të aktakuzës për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe tre krerët tjerë të UÇK-së.


    Latifi ka thënë se ai nuk po reagon për arsye se nuk do që të shqetësojë presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

    “Pse Erdogani se tha një fjalë për dërgimin e presidentit të Kosovës dhe të tre krerëve tjerë të UÇK-së në Hagë? Nuk është e vështirë të kuptohet: nuk do ta shqetësojë Vuçiqin, të cilit po i shet drona luftarakë, dhe bizneset e mëdha që i ka në Serbi. Ai mendon: hajt se arnautët i rehatojë lehtë, duke u shitur dokrra fetare e osmane. Dhe deri me tani i ka dhezë bajagi mirë”, ka shkruar ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!