Filozofi Blerim Latifi ka komentuar edhe një herë deklaratën e hoxhës Shefqet Krasniqi i cili tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë.
Latifi në Pressing të T7 tha se është shqetësuese që reagimet për deklarata të tilla kanë filluar të jenë selektive.
Tutje ai tha se Shefqet Krasniqi është shkolluar në një vend ku ende diskutohet nëse gruaja ka të drejtë të vozitë veturë apo jo.
“Sheqet Krasniqi është shkollu në Arabinë Saudite, një shoqëri e cila deri në vitin 1962 e ka pasë të legalizume skllavërinë, një shoqëri ku ende diskutohen banalitete të tilla se a duhet femra me vozitë apo jo. Ai është shkollu atje, e drejtë e tij është me u shkollu. Ai mendon që standardet morale, kulturore e politike që vlejnë në Arabi Saudite duhet të vlejnë kudo”, tha Latifi.
Sipas tij një teolog që nuk e kupton etosin e shoqërisë moderne ai definitivisht ka probleme serioze.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.