×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi: Që nga koha e Nolit Shqipëria nuk ka pasur ministër të tillë të Jashtëm

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 13:56

    Profesori universitar i Filozofisë Politike, Blerim Latifi, ka reaguar pas dorëheqjes së Gent Cakajt nga pozita e Ministrit në detyrë  për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Latifi ka thënë se Shqipëria nuk ka pasur ministër të Jashtëm me nivel intelektual më lart se Cakaj që nga koha e Fan Nolit, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, largimi i Cakajt nga kjo detyrë, është vetëm një pauzë e shkurtër para fillimit të angazhimeve të tjera të mëdha që kombi shqiptar prej tij dhe të tjerëve që mishërojnë ëndrrën perëndimore të këtij kombi.

    Gent Cakaj i ka ofruar kryeministrit, Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Cakaj ka thënë se duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, konsideron që kapitulli i shërbimit të tij në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.

    Ai ka thënë se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim.

    Cakaj kishte marrë këtë detyrë më 28 dhjetor të vitit 2018.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Që nga koha e Nolit Shqipëria nuk ka pasur ministër të jashtëm me nivel intelektual më lartë se Gent Cakajn.Largimi i Gentit nga detyra e ministrit të jashtëm është vetëm një pauzë e shkurtër para fillimit të angazhimeve të tjera të mëdha që kombi ynë i pret prej tij dhe të tjerëve që mishërojnë realisht ëndrrën perëndimore të këtij kombi.Natyrisht, këto angazhime nuk nënkuptojnë përfshirjen në konjukturat e baltës politike e cila vazhdon ta bëj politikën aq të urryer nga shqiptarët.Andej dhe këndej kufirit.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!