×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Sjelljet delikuente të shqiptarëve si i kësaj Loredanës, nuk duhet t’i lidhim me mosliberalizim të vizave

    Reporteri
    10 Maj 2019 | 13:44

    Filozofi Blerim Latifi thotë se nuk duhet të ndërlidhet sjellja e një indvidi ose grupi individësh me karakterin e një populli.


    Këtë reagim, ai e bën pasi thotë se ‘po sheh në Facebook shumë njerëz që po e lidhin ngjarjen e ‘kësaj’ Loredanes me hezitimin e BE’së për t’ia dhënë vizat Kosovës’.

    Ja postimi i tij në Facebook:

    Po shoh në facebook shumë njerëz që hezitimin e BE-së për të na dhënë liberalizimin e vizave, e ndërlidhin edhe me sjelljet delikuente të shqiptarëve në Perëndim, sidomos me sjelljen e kësaj këngëtares Loredana.

    Është logjikë raciste ta gjykosh karakterin e një populli a shoqërie, nisur nga sjellja e një individi ose grupi individësh. Dhe, më e rëndë është kur ata që janë subjekte të këtij gjykimi, e pranojnë atë si fakt evident.

    Fatkeqësisht populizmi i djathtë, që po ngrihet gjithandej Evropës, ushqehet prej këtyre paragjykimeve raciste. Me gjasë fitoret e liberalizmit perëndimor me 1945 dhe 1989, nuk kanë qenë përfundimtare!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!