×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi tallet me sondazhet e VV-së: Kohërat kur një parti i fiton 42% kanë vdekur bashkë me Rugovën

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 16:54
    Blerim Latifi, filozof

    Blerim Latifi, ish këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe njëkohësisht filozof, ka komentuar sondazhet e fundit të nxjerrura nga VV, të cilat këtë parti e vendosin të parën me 42 % të votave të fituara.


    Latifi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kohët kur një parti fitonin një përqindje të tillë, kanë vdekur bashkë me Ibrahim Rugovën..

    Ai i ka bërë thirrje VV-së që mos të tregojë ëndrra elektorale.

    Sipas tij, serioziteti i Vetëvendosjes është i barabartë me zero.

    Postimi i plotë:

    Kohët kur një parti i fiton 42 përqind të votave, kanë vdekë bashkë me Ibrahim Rugovën. Mos na tregoni ëndrra elektorale, të cilave nuk u besoni as vetë. Deri tash seriozitetin e keni të barabartë me zero.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!