Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar rezultatin e kandidatëve për deputetë në Shqipëri të cilët u përkrahën nga Lëvizja Vetëvendosje. Tre kandidatët nuk arritën të sigurojnë votat që të futen në parlamentin e Shqipërisë.
Latifi thotë se VV pësoi humbje qesharake atje.
“Fakti se Vetëvendosje ka dalë shumë keq, ka marrë një sasi të papërfillshme të votave, madje mund të themi vota qesharake…’, thotë Latifi në Pressing në T7.
“Nuk konsideroj se kjo ka qenë ndonjë problem që ka pasur ndonjë influencë të caktuar në vjedhjen e debatit e rrjedhimisht edhe votave”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.