×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK: Bëhemi pjesë e dialogut vetëm nëse na jepni pushtetin

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 23:30

    LDK-ja e Isa Mustafës e cila prej kohësh kërkon zgjedhje të reja dhe rrëzimin e Ramushit nga pushteti, tashmë është e gatshme të bëhet pjesë e një qeverie gjithëpërfshirëse.

    Zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, thotë se kushti i tyre është që ta udhëheqin qeverinë dhe rrjedhimisht edhe dialogun sipas Kushtetutës.

    Sipas tij, nëse një parti refuzon të bëhet pjesë e kësaj qeverie, atëherë LDK-ja nuk do të pranonte të ndodhte kjo, sepse kjo do të kishte kuptim vetëm nësë të gjithë bëhën bashkë.
    Ai ka komentuar edhe raportin e DASH-it për korrupsionin.

    “Qeveria aktuale e ka sjellë vendin në nivel shumë të dobët edhe ne sundimin e ligjit dhe çështje të tjera”, ka deklaruar Mustafa në RTK.

    Ai ka thënë se nuk parapëlqejnë rrëzimin e qeverisë me votat e Listës serbe, por nuk e ka përjashtuar këtë si mundësi.

    Sipas tij qeveria do të ishte mirë të ofronte dorëheqje pasi që nuk e ka shumicën e votave në Kuvend. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!