Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe kryetari i AAK-së në Viti Faruk Nura kanë nënshkruar zyrtarisht koalicionin për bashkëqeverisje në Komunën e Vitisë, shkruan Reporteri.net.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka thënë se kanë dashur që të jetë një bashkëpunim më i gjerë dhe të mos jetë një qeverisje vetëm njëpartiake.
Reporteri merr vesh se me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë do të udhëheqë tash e tutje AAK-ja.
Emri i propozuar për të drejtuar këtë dikaster është Hanife Jonuzi.
Ky koalicion do të jetë themel i bashkëpunimit edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2021. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.