Sot është duke u mbajtur senaca për nisjen e themelimit e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.
Grupet parlamentare, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe i Lidhejs Demokratike e lëshuan seancën e Kuvendit ku po diskutohet për themelimin i Tribunalit për gjenocidin e krimet serbe në Kosovë gjatë luftës.
Të dy këto grupe e lëshuan seancën me arsyetimin se krye parlamentari duhet të jap dorëheqje pas publikimit të fotos që bashkë partiakja e tij, Flora Brovina e bëri në seancën e 16 prillit.
Largimin e ka arsyetuar shefi i grupit parlamentar të VV’së, Glauk Konjufca.
“Nëse nuk jepet përgjegjësi për këtë punë, atëherë ne jemi dakorduar me LDK’në për lëshimin e seancës”, ka thënë ai
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Avdullah Hoti ka akuzuar Kryetarin e PDK’së Kadri Veselin se e kanë dëmtuar kauzën e Kosovës për dhunimet e kryera nga Serbia në luftën e fundit në Kosovë.
Ndërsa Glauk Konjufca nga grupi parlamentar i VV-së ka kërkuar dorëhejqjen e Flora Brovincës.
Pas fjalimeve të tyre dy partitë më të mëdha opozitare kanë lëshuar sallën e kuvendit në shenjë revolte.