×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK dhe VV pajtohen për krijimin e Zyrës Shtetërore të Hetimeve

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 16:54

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zhvilluar takimin e katërt me radhë për të harmonizuar programin e mundshëm të qeverisë së re.


    Pas takimit deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se të dy partitë ka diskutuar për tema të rëndësishme në aspektin e sigurisë.

    Njëra prej pikave kryesore për të cilën është diskutuar, Gashi ka thënë se është krijimi i një  “Zyre Hetimore” e cila do të ketë disa kompetenca, por që në rend të parë do të jetë lufta kundër krimit, shkruan Reporteri.net.

    “Zyra Shtetërore e hetimit do t’i ketë disa komponentë në vështrimin tonë, komponentja e parë lufta kundër krimit, hetimi i krimit të vjetëruar sidomos atyre politike, lufta kundër korrupsionit si dhe sundimi i ligjit në aspektin e antikorrupsionit dhe verifikimit të pasurisë. Vetëm zyra shtetërore e hetimti ka nevojë ende për hetime, për të parë se a e cënon sistemin kushteutes të Kosovës. Kemi orientim të përbashkët pozitiv sa i përkët këtyre fushave kemi dakordësi me partnerët e mundshëm pra VV-në”, tha Gashi.

    Nga gazetarët, Gashi u pyet edhe për qëndrimet e dy subjekteve lidhur me Gjykatën Speciale, mandati i së cilës mund të mos vazhdojë vitin e ardhshëm.

    Ai tha se dy subjektet pajtohen parimisht që këto dhoma të specializuara duhet të vazhdojnë të funksionojnë në kuadër të ligjeve të Kosovës.

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!