Arbër Ismajli ka njoftuar se ai është nominuar si kandidat për Kryetar të Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Ai ka falenderuar kreun e kësaj partie, Lumir Abdixhikun dhe Kryetarin e degës, Lutfi Hazirin, për besimin dhe mbështetjen.
“Ky është një besim që më obligon dhe më motivon për punë e përkushtim të pakompromis. Gjilani ka nevojë për bashkim, për vizion të qartë dhe për energji të reja që sjellin ndryshim. Ftoj çdo qytetar të Komunës së Gjilanit, anë e kënd, që të bëhen pjesë e kësaj rruge të përbashkët. Bashkë do ta kthejmë Gjilanin në rrugën e zhvillimit, dinjitetit dhe përparimit. Koha e ndarjeve ka kaluar dhe tani është koha e bashkimit për qytetin tonë. Do të jem zëri dhe fuqia e secilit që beson në një të ardhme më të mire”, ka shkruar Ismajli.
Ai ka thënë se “bashkë, me unitet dhe vizion të qartë, do ta kthejmë Gjilanin aty ku e meriton”./Reporteri.net