Ndërkohë që LDK e VV po tentojnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për ta formuar Qeverinë e re, e cila ishte paralajmëruar se do të formësohet shpejt pas zgjedhjeve, Qeveria në detyrë po vazhdon punën.
Madje, siç raportohet, në mbledhjen e nesërme do të jenë disa pika të rendit të ditës ku pritet të ndahet mjete, për çka edhe VV edhe LDK e kishin kritikuar Qeverinë në shkuarje, shkruan Reporteri.net.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tashmë u ka dërguar ftesa ministrave në detyrë për të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme.
Madje, Haradinaj në mbledhjen e kaluar ndau mjete për familjen Rugova si dhe emëroi edhe ministra të ri në detyrë, ani pse nga pozita e kryeministrit ka dhënë dorëheqje qe disa muaj.
Sidoqoftë, orvatjet për krijimin e Qeverisë së re po vazhdojnë edhe sonte, ku VV e LDK janë mbledhur në ambientet e Kuvendit të Kosovës në praninë e disa prej ambasadorëve.
Këto dy parti, në fillimin e negociatave për koalicion, kishin paralajmëruar kryeministrit në detyrë se do të zhbëheshin të gjitha vendimet që do t’i marrë gjatë kohës sa po mban pozitën pas dorëheqjes./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.