×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK emëron shefin e grupit parlamentar, VV-ja jo – a po e ruan këtë pozitë për Konjufcën?

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 18:08

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka emëruar sërish Avullah Hotin për shef të grupit parlamentar. Këtë pozitë ai e mbajti edhe në legjislaturën e kaluar.


    Për dallim nga LDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje e cila po tenton krijimin e qeverisë së re ende nuk e ka emëruar shefin e grupit parlamentar.

    Në legjislaturën e kaluar, shef i deputetëve të VV-së ishte Glauk Konjufca që tashmë është emëruar kryeparlamentar.

    Nuk dihet pse VV po vonon ta emëroj shefin e grupin parlamentar, apo këtë po e bën për t’ia ruajtur këtë pozitë pikërisht Konjufcës, në rast të dorëheqjes së tij nga kryeparlamentari.

    Media të caktuara mbrëmë raportuan se Konjufca do të japë dorëheqje sot, por VV e demantoi menjëherë një lajm të tillë, kurse vet kryekuvendari nuk foli sot para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

    PDK ndërkaq ka emëruar kryetar të grupit parlamentar, Bedri Hamzën, ndërkaq, Lista Serbe, Igor Simiqin.

    Grupi parlamentar multientik kryesohet nga deputeti Albert Kinolli.

    Kujtojmë se as AAK-ja dhe koalicioni NISMA-AKR ende nuk kanë zgjedhur kryetarët e grupeve parlamentare. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!