×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK falendëron deputetët që e votuan projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 11:08

    Me 64 vota pro u votua projektligji për rimëkëmbje ekonomike.


    64 deputetë të Kuvendit të Kosovës, votuan projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

    Pas votimit, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK, Arben Gashi, ka falënderuar të gjithë deputetët.

    “Ju falënderoj shumë për angazhimin dhe për votën për këtë projektligj”, tha Gashi.

    Ai po ashtu, theksoi se nëse kanë vullnet deputetët e Kuvendit të Kosovës, të ftohet edhe një seancë tjetër e jashtëzakonshme ku do të votohet edhe në lexim të dytë dhe të përfundojë çdo gjë rreth këtij projektligji.

    Mirëpo, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i tha Gashit, se ai i di rregullat e Kuvendit që janë të përcaktuara në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe se një gjë e tillë nuk lejohet, pasi që tashmë është edhe një seancë plenare, e cila pritet të fillojë pas pak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!