×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    LDK falënderon Kenian për njohjen: Dëshmi e përkushtimin të komunitetit ndërkombëtar

    Reporteri
    26 Mars 2025 | 20:46

    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Kenia. 

    Në një deklaratë të kësaj partie thuhet se LDK, mirëpret me mirënjohjen më të thellë vendimin e Republikës së Kenias për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

    Sipas tyre, ky hap dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të komunitetit ndërkombëtar ndaj vlerave demokratike dhe të drejtës së popullit të Kosovës për pavarësi.

    “LDK falënderon Presidentin e Kenias, Ëilliam Ruto duke vënë në pah rëndësinë e kësaj njohjeje për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Ky zhvillim i ri do të kontribuojë në zgjerimin e miqësive dhe hap mundësi të reja për bashkëpunim në fusha të ndryshme mes dy shteteve tona. Njohja nga Kenia konfirmon besimin e ndërsjellë në parimet fundamentale të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe shënon fundin e një periudhe të gjatë pa njohje të reja. LDK mbetet e përkushtuar për të punuar drejt thellimit të lidhjeve diplomatike dhe avancimit të interesave tona kombëtare në arenën botërore.”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!