×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK i kërkon Kurtit të reagojë: Këshilltarët tu po bëjnë fushatë kundër Amerikës, kjo është e pafalshme

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 15:47

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar  fushatën inçuese, e cila po zhvillohet në rrjetet sociale apo përmes deklaratave politike ndaj aleatit të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


    Në një reagim për media, LDK thEKSON se fushata denigruese ndaj aleatit kryesor të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës për LDK-në është e papranueshme dhe e pafalshme.

    “Fryma e fushatatës së tillë u instalua nga deklaratat publike të disa këshilltarëve të Kryeministrit të Kosovës, e pasuar nga militantë të LVV-së. LDK fton qytetarët e Kosovës të refuzojnë këtë fushatë dhe të mos bëhen pjesë e një diskursi që nuk pasqyron edukatën tonë personale, familjare e qytetare dhe nuk i takon kulturës dhe traditës tonë, si shoqëri e si komb”, thuhet në reagimin e tyre.

    LDK ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurtin, i cili është kryeministër në detyrë, ta dënoj këtë fushatë dhe të ndikojë në ndaljen e saj.

    “SHBA meriton respekt dhe falenderim të përhershëm të Kosovës dhe të çdo qytetari të saj”, thuhet në reagimin e LDK-së.

    Ky është postimi i plotë i LDK-së:

    Reagim për Medie

    LDK dënon ashpër fushatën e ulët linçuese, e cila po zhvillohet në rrjetet sociale apo përmes deklaratave politike, e orkestruar, qoftë drejtpërdrejt përmes aktivistëve politik apo forma tjera indirekte, ndaj aleatit të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe personaliteteve të SHBA-ve.

    Fushata denigruese ndaj aleatit kryesor të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës për LDK-në është e papranueshme dhe e pafalshme.
    Fryma e fushatatës së tillë u instalua nga deklaratat publike të disa këshilltarëve të Kryeministrit të Kosovës, e pasuar nga militantë të LVV-së.

    LDK fton qytetarët e Kosovës të refuzojnë këtë fushatë dhe të mos bëhen pjesë e një diskursi që nuk pasqyron edukatën tonë personale, familjare e qytetare dhe nuk i takon kulturës dhe traditës tonë, si shoqëri e si komb.

    LDK fton Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurtin, që është kryeministër në detyrë, ta dënoj këtë fushatë dhe të ndikojë në ndaljen e saj.
    SHBA meriton respekt dhe falenderim të përhershëm të Kosovës dhe të çdo qytetari të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!