×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK i reagon Arta Ramës pasi e uroi Kurtin: Afërsia e GJK-së me Qeverinë, e paprecedentë

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 16:51

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, e cila përmes një letre ka shprehur urimet e saj me rastin e zgjedhjes së Albin Kurtit, kryeministër të vendit.


    Përmes një komunikate LDK shprehë brengosje për siç thotë afërsinë e paprecedentë të Gjykatës Kushtetuese me Qeverinë – përkatësisht pushtetin.

    “Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese ka qenë vlerë e jashtëzakonshme e pjekurisë demokratike të institucionit që për vite ka ruajtur kredibilitetin e vet. Pushteti i Gjykatës është i ndarë dhe i pavarur nga ai i Qeverisë dhe si i tillë duhet të mbetet gjithëherë”, thuhet në reagim.

    Tutje sipas tyre, çdo afrim i kryetares së Gjykatës, në emër të Gjykatës, qoftë edhe si urim, i paprecedentë e i pazakontë dhe mbi të gjitha anues, dëshmon për cenimin e kredibilitetit të institucionit në fjalë; në kohë kur paanshmëria është vlerë thelbësore e demokracisë.

    Ndërkaq në letër urim thuhet se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe ajo personalisht, e mirëpresin bashkëpunimin e ndërsjellë në forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!