×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja distancohet nga logoja e slogani që e publikoi ministrja Bajrami

    Reporteri
    07 Janar 2021 | 22:55

    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se logoja dhe slogani që zyrtarja e kësaj partie, Hykmete Bajrami, nxori në Facebook disa orë më parë, nuk janë të parapara për zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Ai i ka quajtur “slogan e logo që po qarkullojnë në rrjete sociale”, por slogani “Mbesim në Lidhje” i shoqëruar me logon ku shihet një zemër e krijuar nga lidhëza e atleteve, u plasua nga ministrja në detyrë, Bajrami.

    “Të nderuar. Një logo/slogan që po qarkullon në rrjete sociale nuk është logo/slogani i LDK-së për këtë fushatë”, ka thënë Mustafa, që është edhe ministër në detyrë i Bujqësisë.

    Në fakt, në rrjete sociale pati shumë tallje me këtë logo.

    Madje doli se kjo llogo ishte e një produkti që shitej për dhjetë dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!