Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë.
Dorëzimi u bë nga deputeti LDK-së, Armend Zemaj dhe anëtari i kësaj partie, Shkëmb Manaj, raporton gazeta online Reporteri.net.
Më 30 tetor, deputetët e pushtetit miratuan ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë, që mes tjerash, lejojnë mbajtjen e pozitës së ushtruesve të detyrës një vjet plus një vjet, nga 6 plus 6 muaj sa është tash.
Megjithatë, gjatë votimit të këtij Ligji, deputetët e opozitës nuk ishin në seancë.
Kujtojmë se LDK-ja edhe më herët ka dorëzuar në Kushtetuese disa ligje të Qeverisë Kurti.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.