×
  • Lajme
  • Lajme / Kundërshti

    LDK-ja e çon sot në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

    Reporteri
    07 Nëntor 2024 | 14:41

    Lidhja Demokratike e Kosovës, do e çojë sot në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarët Publikë bashkë me ndryshim plotësimet e saj.

    Dorëzimi i tij në Kushtetuese, do bëhet sot në ora 15.oo, nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike.

    ”Ju njoftoj se Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dorëzon në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës: LIGJIN NR. 08/L-294 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 08/L- 197 PËR ZYRTARET PUBLIK , sot me datë: 07.11.2024 ora 15:00″, thuhet në njoftim.

    Gjatë javës së kaluar edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar për miratimin e Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë i cili është publikuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovë të mërkurën.

    “Me keqardhje shohim se Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë (LZP) është miratuar dje nga Kuvendi i Kosovës në leximin e dytë pa i marrë parasysh këshillat e gjera dhe konsistente që BE-ja i ka dhënë gjatë procesit të hartimit, për ta harmonizuar atë me parimet e meritës dhe standardet e BE-së”, thuhet në reagim.

    Përveç kësaj, sipas BE-së Ligji në fjalë nuk i trajton rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2023 në mënyrë adekuate dhe rrezikon të shkojë kundër tyre.

    “Shqetësimet tona kryesore, që janë ngritur në opinione të ndryshme të BE-së për këtë ligj, kanë të bëjnë me ndryshimet që janë bërë në pozitat udhëheqëse në shërbimin civil, duke e lejuar përkohësinë dhe jostabilitetin përmes përcaktimit të mandateve të kufizuara në kohë dhe rekrutimit të jashtëm për të gjitha pozitat udhëheqëse, në vend të sigurisë dhe parashikueshmërisë në karrierën e shërbyesve civilë të nevojshëm për profesionalizimin e tij”.

    Për më tepër, sipas BE-së, ai lejon diskrecion të tepruar në rekrutimin dhe transferimin e shërbyesve civilë, duke e minuar paanshmërinë e tij./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!