Lidhja Demokratike e ka konfirmuar sulmin ndaj zyrave të saj që ndodhi gjatë mbrëmjes së kaluar, duke e cilëuar si të papranueshme.
Ka qenë Arban Abrashi që ka konfirmuar një gjë të tillë, duke shtuar se rasti është njoftuar në Polici, shkruan Reporteri.net,
“Sot prej administratës jemi njoftuar se kabllot edhe internetit ehde të kamerave janë këputur. Me siguri nga persona të papërgjegjshëm. Kemi njoftuar Policinë. Realisht kjo është e papramnueshme”, ka thënë Abrashi.
Ndryshe, Reporteri.net ka raportuar më herët lidhur me këtë sulm, pasi kishte marrë vesh nga burime brenda kësaj partie./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.