Kryetar i ri i Dragashit për katër vitet e ardhshme do të jetë kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini.
Sipas rezulatit të votave të diasporës, Xheladini do të marrë udhëheqjen e kësaj komune.
470 vota janë regjistruar nga diaspora për Bexhet Xheladinin e LDK-së, ndërsa 173 për Shaban Shabanin e PDK-së.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Këto vota ishin vendimtare për komunën e Dragashit ku u përsërit procesi i votimit për votuesit nga diaspora.
Kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini pritet të udhëheqë Dragashin në katër vitet e ardhshme pasi mposhti kandidatin e PDK-së Shaban Shabani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.