×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja insiston se ka plan 1 miliard eurosh nëse krijon Qeverinë

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 13:22

    I nominuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, aktualisht është duke u prezantuar planin qeverisës deputetëve të partisë së tij.


    Arban Abrashi, deputet nga LDK ka dalë para mediave, ku tha se partia e tyre ka plan 1 miliard euro nëse krijojnë qeverinë.

    “Z.Hoti na ka shpjeguar deputetëve planin për 1 miliard euro. Programi është hartuar përmes grupeve të ekspertëve, theksi kryesor tek ekspertët e shëndetësisë dhe ekonomisë. Nuk dyshojmë në planin për 1 miliard eurot. Nga vijnë dhe ku do të shpërndahen do të tregojë z.Hoti, është një plan i moderuar që do të përkrahë bizneset e vogla deri tek ato të mëdha që të parandalojmë falimentimin e bizneseve”, tha Abrashi, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur se a është ky një presion mbi Gjykatën Kushtetuese, ai e mohoi këtë.

    “Se shoh si presion, thjesht po punojmë që të mos e humbim asnjë ditë të vlefshme në aspektin ekonomik”, tha Abrashi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!