×
  • Lajme
  • Lajme / Konferencë

    LDK-ja kërkon hetim të tenderëve njëburimorë: 97% e tyre janë të kësaj Qeverie

    Reporteri
    16 Mars 2024 | 11:30

    Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që të hetojë rastet me tenderët njëburimorë. Këtë e ka bërë në një konferencë për media ku u paraqitën dy anëtarët e kryesisë, Besian Mustafa dhe Visar Azemi, shkruan Reporteri.net.

    Deputeti Besian Mustafa, ka thënë se shumica e kontratave të këtyre tenderëve janë të Qeverisë aktuale.

    Mustafa numëroi se cilat dikastere kanë dhënë tender njëburimor.

    “Vetëm 2.5 për qind të këtyre kontratave janë vazhdim i kontratave të mëhershme ndërsa 97.5 për qind janë kontrata të reja Këto janë kontrata ku nuk lejohet konkurrenca e lirë, negocimi bëhet në katër sy me zyrtarët e ministrisë apo vet ministrat apo përfaqësuesit e kompanisë të cilës i besohet një tender”, tha Mustafa.

    “Në ministrinë e Ekonomisë duke përfshirë edhe ndërmarrjen publike që i raportojnë kësaj ministrie, duke përfshirë KEKU-n, postën, Telekomin, kemi për këtë periudhë 152 kontrata të tilla me vlerë prej 124 milionë e 606 mijë e 73 euro. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ë këtë periudhë kemi 33 kontrata të negociuara në katër sy me vlerë prej 25 milionë e 772 mijë e 698 euro. Në Ministrinë Infrastrukturës ku përfshihet edh e Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kemi 69 kontrata të tilla me vlerë prej 10 milionë 570 ,mijë 71 euro, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 56 kontrata të tilla me vlerë prej 4milionë e 763 mije 391 euro, në ministrinë e Drejtësisë, pra imagjinojeni në ministrinë e drejtësisë kemi 13 kontrata me vlerë 4 milionë 95 mijë 729 euro”.

    “Kontrata për sigurimin e objekteve apo ndërtesave kemi 74 kontrata të tilla me vlerë prej 9 milionë e 539 mijë e 951 euro. Kontrata për ekspert, pra kaq të paaftë janë kjo qeveri kemi 35 kontrata me vlerë prej 1 milion 464 mijë e 596 euro. Kontrata me vetura me qira, katër kontrata 434 mijë e 592 euro”.

    “Po veçoj një kontratë një burimore për licenca të mikrosoftit. Në mars të vitit të kaluar kemi një kontratë prej 15 milionë eurove e cila i lejon shtesë 30 për qind tejkalim të kësaj vlere, pra edhe katër milionë e gjysmë, totali 19.5 milionë”, than Mustafa në konferencë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!