×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja nuk zmbrapset nga rrëzimi i Albin Kurtit, mocioni është në procedurë

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 12:20

    Ministri i Bujqësisë që është edhe zëdhënës i LDK-së, Besian Mustafa, ka konfirmuar se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë është duke vazhduar si procedurë.


    Ai gjatë një konference që pati për Bujqësinë, u pyet edhe lidhur me këtë temë, për të cilën foli shkurtimisht, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Mustafës, LDK e ka kryer punën e saj dhe tani ajo i përket Kuvendit të Kosovës.

    “Janë vendime të kryesisë se LDK-së, mocioni vazhdon ne Kuvend, ku përgjegjës janë udhëheqësia e Kuvendit”, tha shkurt ai.

    Ndërkohë dje, kreu i partisë, Isa Mustafa, nuk dha shenja pendese lidhur me mocionin. Madje, pendese shfaqi vetëm për kohën kur kishte përkrahur idenë e futjes në koalicion me VV-në.

    Ndryshe, LDK e VV janë në një krizë që nga java e kaluar, e cila pritet të ketë epilog rrëzimin e Qeverisë, ashtu sic kërkohet në mocionin e dërguar para dy ditësh në Kuvend nga Grupi Parlamentar i LDK-së./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!