Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë kallëzim penal ndaj Albin Kurtit si kryeministër në detyrë dhe deputetëve të Vetëvendosjes që kanë ushtruar pozita të ministrave dhe se në vazhdim do t’i shqyrtojnë mundësitë për në Gjykatë Kushtetuese. Kështu ka paralajmëruar pas përfundimit të seancës konstituive të Kuvendit, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka thënë se ata kanë ushtruar mandatin për një periudhë që nuk është e lejuar.
“Komisioni për verifikim i ka njohur si faktike dorëheqjet deklarative të kryeministrit dhe ministrave, që nënkupton nga 27 marsi kur është bë certifikimi i zgjedhjeve të gjithë kanë bë shkelje duke ushtruar funksionin e kryeministrit, ministrave. LDK-ja do të bëjë kallëzim penal lidhur me ushtrimin e mandatit që këta e kanë bë nga 27 marsi deri sot. Ne nuk kemi ndryshuar qëndrim. Fillimisht do bëjmë kallëzim penal e më pas do shohim hapat për në Kushtetuese”, ka thënë ajo.
Bajrami ka shtuar se LDK-ja nuk ka votë për kandidatët që i propozon LVV-ja për kryeparlamentar. /Reporteri.net/.