Lëvizja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas dorëzimit së kërkesës për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime.
LDK-ja nëpërmjet një statusi në Facebook, ka shkruar se Mustafa i ka dhënë një mundësi Albin Kurtit që të heqë taksën pa kushte si dhe të kthej në detyrë ministrin Veliu, duke kërkuar falje për veprimin e bërë, shkruan Reporteri.net
Pasi që Kryeministri Kurti nuk reflektoi, LDK-ja sot në fund të orarit ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime.
“Përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë Kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij. Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime”, thuthet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.