×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja “prishet” me VV-në: Kryeministri është i joni

    Reporteri
    04 Gusht 2019 | 15:56

    Lutjet e përditshme të Albin Kurtit dhe zyrtarëve të VV’së për një koalicion parazgjedhor s’po i dëgjon askush në LDK. Partia e Isa Mustafës s’dëshiron ta bëjë Kurtin Shef të Qeverisë. Këtë pozitë po e ruajnë për vete.


    Lidhja Demokratike e Kosovës është e vendosur që postin e shefit të Qeverisë ta mbajë për vete. Për këtë punë, zyrtarë të këtij subjekti politik po deklarojnë se nuk e kanë ndërmend të negociojnë me asnjë subjekt tjetër politik.

    “Deklaratat e ndryshme të zyrtarëve të partive tjera, në këtë rast edhe të atyre të VV, nuk i marrim si oferta, janë deklarime dhe dëshira të tyre. LDK do të garoj për t’i fituar zgjedhjet dhe me Kryeministër nga radhët tona”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri.

    Tutje ai ka deklaruar se LDK do të shkojë e vetme në zgjedhje.

    “Kryetari Mustafa edhe dje e ka thënë qëndrimin e LDK-së, se ne shkojmë të vetëm në zgjedhje, të matemi secila parti para elektoratit”, ka shtuar ai.

    Të shtunën LDK zgjodhi Isa Mustafën për Shef të Partisë. Ende organet tjera partiake s’janë emëruar duke përfshirë Nënkryetarët, anëtarët e Kryesisë dhe as Sekretarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!