Sekrete vazhdon të mbetet marrëveshja e koalicionit të LDK-së me Listën Serbe.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, që hodhi nënshkrimin në këtë marrëveshje, tri javë më parë kishte premtuar publikimin e saj.
Por përmbajtja e saj ka mbetur enigmë, përveç dy posteve ministrore që Lista Serbe do t’i ketë në Ekzekutiv, raporton KOHA.
Edhe në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes më 29 prill, mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti, kishte premtuar publikimin e saj, por kjo nuk ka ndodhur.
Albert Krasniqi nga “Demokraci Plus”, thotë se janë disa arsye pse LDK-ja heziton të publikojë marrëveshjen me partinë e udhëhequr nga Goran Rakiqi.
Televizioni ka provuar të marrë qëndrim për këtë nga mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti, nga sekretari i kësaj partie, Arban Abrashi, si dhe nga zëdhënësi Besian Mustafa, por asnjëri prej tyre nuk janë deklaruar.
LDK-ja, që synon ta udhëheqë Qeverinë, marrëveshje për bashkëqeverisje ka arritur edhe me AAK-në, Nismën dhe minoritetet joserbe.
Por ky koalicion është në pritje të vendimit të Kushtetueses, pas dekreti i presidentit u dërgua atje për vlerësim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.