×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja thotë se deklaratat e Hazirit nuk e pengojnë koalicionin me VV-në

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 10:24

    Teksa po mundohen t’i harmonizojnë programet e tyre qeverisëse dy partitë që dolën më të votuarat në zgjedhjet e 6 tetorit, LVV-ja dhe LDK-ja, kanë nisur thumbimet ndaj njëra-tjetrës. Ishte nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ai e cili e filloi “luftën” duke thënë se emri i kryeministrit të ri gjithsesi do të kalojë përmes LDK-së.


    Analistët vlerësojnë se me deklarata të tilla LDK-ja po mundohet t’ia tregojë muskujt Vetëvendosjes pak para arritjes së koalicionit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

    Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se deklaratat e nënkryetarit Haziri assesi nuk e pengojnë arritjen e një marrëveshje koalicioni mes LDK-së e LVV-së.

    Sipas saj, ndonëse LVV-ja ka dalë si partia më e votuar, ajo duhet të tregohet politikisht e pjekur me qëllim që qeveria e re të krijohet sa më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!